Me daten 7.11.2018 u nda nga jeta Viktor Jubani, lindur në prill të 43-isht në qytetin e Shkodrës në një familje të vjetër shkodrane. Pasi përfundon studimet e larta në Universitetin e Tiranës për biologji, fillon punën si arsimtar në shkolla të ndryshme. Që nga rinia e hershme është aktivizuar si volejbollist në ekipe të ndryshme të Shkodrës, studentit, dinamos dhe pjestar i ekipit kombëtar të volejbollit, ne momentet më të lavdishme të volejbollit shqiptar.
Në vazhdim të karierës së tij, Viktori do të drejtojë Zyren Rajonale të Mjedisit për të gjithë rajonin e Shkodrës. Edhe pse një sportist i dalluar, një ambjentalist i përkushtuar, kurrë nuk e harroi pasionin e tij të vjetër për muzikën, sidomos muzikën xhaz të cilën me fizarmoniken e tij luajti me aq virtuozitet dhe origjinalitet. Këtë u pwrpoq qa t’ia pwrcillte dhe brezave të rinj.
Është Viktor Jubani njëri prej instrumentistëve që do të luajë me fizarmoniken e tij në mjaft mjaft ambjente me formacione orkestrale, brënda dh jashtë vëndit. Qytetit të Shkodrës nga sot do ti mungojë një qytetar model, një sportist e muzikant i talentuar, në mik e shok i përkryer, një baba shëmbullor dhe një bashkshort që s’ ka të krahasuar.
Ceremonia e varrimit behet duke u nisur nga shtepia e vjeter e Jubanëve , diten e Diele dt 11.11.2018 n oren 13.00.