Ndahet nga jeta volejbollisti i njohur shkodran Ali Bushati.
Lajmi është komunikuar nga drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ai e konsideron trashëgimtar të denjë të familjes Bushati dhe një burrë fisnik e të respektuar të qytetit të Shkodrës.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të njeriut tonë të dashtun, Ali Bushati. Alijosha (kështu dua të t’thërras dhe sot), trashigimtar i denjë i familjes sonë, një burrë fisnik e i respektuar i qytetit të Shkodrës.
Ali Bushati, ikonë e papërsëritshme e volejbollit shqiptar e atij shkodran. Ngushëllimet e mia për këtë humbje të pazëvendësueshme shkojnë për Nurin, Senadën, Elonën dhe Seadin. Pushofsh në paqe, Alijosha!” – shkruan Bushati.
Postimi i Helidon Bushatit në “Facebook”:
Etiketa: Ali Bushati, Ditmir Bushati