“Ndaj Enea Ftoit nuk është ushtruar dhunë”. Ky ka qenë përfundimi i hetimeve administrative nga ana e institucionit të Avokatit të Popullit. 27-vjeçari vdiq në ambientet e komisariat të Korçës, ndërkohë që familjarët e tij akuzuan për dhunë policët.
HETIMI I AVOKATIT TË POPULLIT
Ndaj Enea Ftoit nuk eshte ushtruar dhune fizike. Jane respektuar te drejtat ligjore gjate veprimeve te kryera nga policia lidhur me oren e arrestimit sigurimin e mbrojtesit, njohja me te drejtat etj. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton qe shkaku i vdekjes se 27 vjecarit ka qene, ndalimi i menjehershem i punes se zemres, me mekanizmin e ishemise akute te miokardit, semundje kronike te mushkerive dhe prezence te produkteve narkotike.
Nga hetimi i Avokatit te Popullit rezulton se ne ambjentin e dhomave te sigurise te Komisariatit te Korces, sistemi per kontrollin, monitorimin dhe regjistrimin me ane te pajisjeve audio vizive, te veprimve te punonjësve te policise, qe kryejne me te arrestuarit/ndaluarit, marrjen ne pyetje nga perfaqesuesit e organit te akuzes, nuk funksionojne prej disa muajsh.
Gjithashtu, ne dhomen e marrjes ne pyetje te te arrestuarve/ndaluara, nuk jane instaluar kamera, edhe pse kjo parashikohet ne ligje dhe rregulloret perkatese. Megjithese ligji parashikon qe kontrolli mjekesor i te arrestuarve/ndaluarve kryhet nga mjeku apo ndihmesmjeku i Komisariatit, ne Komisariatin e Korces, kete detyre e kryente nje infermier,që sipas vleresimit te Avokatit te Popullit, nuk ka aftesine profesionale te konstatimit apo trajtimit te probleme shendetesore te te ndaluarve.
Avokati i Popullit, referuar rastit te Enea Ftoit i ka rekomanduar Drejtorise se Policise se Korces, instalimin e sistemit te monitorimit ne dhomat e sigurimit dhe ne ambjentet e tjera te Komisariatit ku kryhet marrja ne pyetje e te ndaluarve. Si dhe plotesimin e organikes ae drejtorise me mjek me kohe te plote pune.