Aktualitet

Ndal masakrës së Vjosës!







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:18 - 25/09/20 |
Edmond Panariti

Degradimi i Vjosës është jo imagjinar, por real.
Hidrocentralet e Kalivaçit dhe Poçemit nuk janë fantazi por projekte shfrytëzimi mbi Vjosë.


Të cilat janë një kercënim i provuar dhe i vërtetuar nga studiuesit tanë dhe të huaj.


Nëse nuk ndërhyhet tani dhe menjëherë, ata do të çrregullojnë në mënyrë të pakthyeshme, regjimin e ujërave dhe do të prishin të gjithë ekosistemin e lumit të vetëm të egër në Evropë.
Dhe jo vetëm!



Por ky ekosistem po kërcënohet nga ndotja e rëndë dhe e turpshme e brigjeve të lumit që sëbashku me shpyllëzimet janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre bashkive që lag ky lumë.


Të cilat sëbashku me pushtetin qëndror të kontrolluar vetëm nga nje parti, janë drejtpërdrejt përgjegjëse për shkretimin dhe shndërrimin e brigjeve në kosh plehrash.


Prandaj nisma e Presidentit ishte emergjente, parandaluese dhe shpëtuese për këtë pasuri jo vetëm kombëtare, por Evropiane.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas