Një grup i FNSH-së ka zhvilluar një aksion “blic” mbrëmjen e djeshme duke ndaluar dhe ushtruar kontrolle në disa makina te Rruga e Elbasanit.
Mapo ka siguruar edhe foto nga momenti kur efektivët e FNSH-së ndaluan një nga makinat e dyshimta.
Drejtuesi i makinës pas kontrollit u lejua që të largohej pasi nuk iu gjend asnjë send i ndaluar.
Megjithatë rezultatet e operacionit pritet që t’i japë Policia e Shtetit në orët në vijim.