Real Madrid nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Villarreal-it në javën e 10-të të La Liga-s.
Mariano Diaz, i kthyer titullar pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, ka kaluar në avantazh madrilenët pas vetëm dy minutash lojë.
Kundërpërgjigja e vendasve ka ardhur në të 76-ën me Moreno-n, që ka shënuar nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Courtois.
Sulmuesi i Nëndetëses së Verdhë është lojtari që ka shënuar më shumë gola në La Liga që nga qershori i kaluar (12).
Zhgënjen Eden Hazard, i cili është zëvendësuar pas 65 minutash lojë pa tentuar asnjë gjuajtje drejt kuadratit dhe pa krijuar asnjë rast.
Real mban vendin e katërt në renditje me 17 pikë, ndërsa Villarreal të dytin me 19 pikë.