fbpx

Politika

Ndalimi i Daut Haradinajt, Basha: Austria të refuzojë taktikat serbe





               Publikuar në : 16:38 - 18/07/19 |
mapo.alm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me “arrestimin” e Daut Haradinajt në Vjenë. Sipas kreut të opozitës është tallje me faktorin ndërkombëtar , me institucionet europiane dhe amerikane, që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën, nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar duke vijuar taktikën e dështuar të lëshimit të fletarresteve. 


Reagimi i Bashës



Me indinjatë mësova lajmin e ndalimit ne Vjenë të deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Daut Haradinaj, një prej luftëtarëve më të spikatur të çlirimit të Kosovës, për shkak të një fletarresti nga Serbia.


Është një tallje me faktorin ndërkombetar, me institucionet europiane dhe amerikane, që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën,nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar duke vijuar taktikën e dështuar të lëshimit të fletarresteve.

U bëj thirrje autoriteteve të Austrise mike të refuzojne këtë taktikë konflikti në Ballkan të frymëzuar nga mendësi të vjetra që në të shkuarën hapën plagë për Ballkanin e që vënë në pikëpyetje vullnetin për të ardhmen europiane të rajonit tonë.

Lexo edhe: 

Pas “arrestimit” reagon Daut Haradinajt: Live nga Vjena

Fletëarrest i lëshuar nga Serbia, Daut Haradinaj ndalohet në Vjenë


Etiketa: , , ,

Pas