Aktualitet

Ndalimi i djalit të Azem Hajdarit, Policia: Në “Audi” u gjetën 5 doza kanabisi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:04 - 23/07/21 |
mapo.al

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e djalit të vogël të Azem Hajdarit.






Mësohet se 23-vjeçari Azem Hajdari ndodhej në makinën tip “Audi” së bashku me një bashkëmoshatar që ishte në drejtim të mjetit si dhe një vajzë 19-vjeçare banuese në Lushnjë.


Drejtuesi i automjetit, H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë, së bashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe, banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.







Njoftimi i plotë
Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Lexo edhe :  Berisha përkujton Azemin; frymëzim për të hedhur në kosh regjimin e veglën mjerane në krye të PD


Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.



Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe, banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO EDHE: 

Kanabis në makinë, policia ndalon djalin e Azem Hajdarit

2


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas