Kryeministri Edi Rama reagon pas kryelajmit të ditës, se memet do te ndalohen me ligj, dhe se krijuesit e tyre në të kundërt do ndiqen penalisht. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se është e pamundur të ndalohen memet me ligj, teksa e konsideron jo zyrtar një material që qarkulloi mesditën e sotme dhe që pretendohet se ka dalë nga Ministria e Drejtesisë.
Statusi i Ramës në Twitter
Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!

— Edi Rama (@ediramaal) December 3, 2020
LEXO EDHE: