Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ndalni testimet partiake të mësuesve!

by mapo.al
07/07/2021
in Aktualitet, Blog
0

Pas dështimeve me provimet e maturës dhe të klasës nëntëvjeçare, shfaqjet e radhës së qeverisë në fushën e arsimit vazhdojnë.

Ndërkohë që treguesit shumë të dobët të njohurive dhe injorancës së lartë tek nxënësit, evidentohen në mënyrë flagrante tek testimet përfundimtare, ministrja Kushi nuk shqetësohet aspak me fenomenin, por ajo vijon me spektaklin e radhës në performancën mediatike.



Kësaj radhe aktorët nuk janë nxënësit, por arsimtarët të cilët, pas një procesi të gjatë e sfidues të mësimdhënies online, do i duhet të përballojnë dhe këtë sfidë fiktive. Po pse fiktive? Sepse testi në fakt nuk është aspak një praktikë e rregullt ligjore, por një mundësi për të penguar të aftët dhe për të promovuar militantët që mbështetën manipulimet e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Dhe për të mbështetur këtë tezë të abuzimit në masë me figurën e nderuar të mësuesit, nga ministria e militantëve të Rilindjes po rendis disa pyetje lidhur me procedurat e testimit:

A është testimi i mësuesve një metodë jo ligjore, antiprofesionale dhe shfuqizuese e diplomës universitare për mësuesi??

Cilat janë prerogativat e një institucioni burokrat militant që teston mësuesit pasi ky i fundit u është nënshtruar provimeve dhe diplomuar nga profesorë të universitetit? Me këtë logjikë diletanteske dhe pa asnjë referencë evropiane që ndiqni prej 8 vitesh pse nuk testoni dhe profesorët e Universitetit që kanë arsimuar dhe diplomuar breza të tërë mësuesish?

134 mësues që mbetën në testim dhe 4% që rezultuan me tregues të dobët, a i janë nënshtruar një strategjie trajnimi të mirëfilltë apo janë përdorur për lojë shahu të selektimit partiak të drejtorëve?

Pse Ministria e Arsimit nuk shpenzon asnjë fond për trajnime, kurse për ngritje kapacitetesh, inovacion teknologji, dhe si pasojë e pandemisë, mundësi për ringritje psikologjike dhe metodologji antistres ndaj mësuesve?

A verifikohen akademikisht institucionet që lëshojnë kredite për mësuesit dhe këta të fundit a pajisen në mënyrë korrekte dhe sipas meritës me kredite?

Për mësuesit mbetës që kanë dhënë mësim deri para testimit, a janë përgjegjës Ministria dhe eskpertët e drejtorisë Arsimore, për pasojat e mësimdhënies së dobët, tek nxënësit?

Zotërinj nëpunës, burokratët e teknicienë të Ministrisë. I vetmi institucion që duhet të zhvillojë, të trajnojë dhe të ngrejë kapacitetet e mësuesve, është dhe duhet të jetë, UNIVERSITETI.

Çdo show në llogari të propagandës së qeverisë, në kurrizin e mësuesve, të cilët mbajtën barrën e madhe të edukimit dhe përcjelljes së njohurive tek nxënësit në kohë pandemie, duke punuar me tre turne, duke rrezikuar shëndetin dhe që nuk u tërhoqën apo braktisën vendin e punës me shumicën e rasteve pa paguar, do jetë një poshtërim i pafalshëm i militantëve mediokër ndaj mësuesve të sakrificës dhe përkushtimit ndaj nxënësve.

Me testimin partiak dhe aspak profesional dhe akademik do të jeni shkaktarë e pafalshëm të pandemisë së injorancës tek brezat e ardhshëm të nxënësve.

Tags: Qemal CejkuTestimi i mesuesve

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
Kosova miraton rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

Kosova miraton rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In