Aktualitet

Ndalohen mbi 500 klandestinë në javë, 5% duan azil në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:47 - 12/09/21 |
mapo.al

Vetëm në një javë, policia shqiptare ka ndaluar mbi 500 emigrantë të paligjshëm që vijnë në vendin tonë në mënyrë të parregullt. Për shkak të numrit të lartë të tyre, autoritetet shqiptare në bashkëpunim me forcat Frontex kanë shtuar masat në kufirin e gjelbërt.






Të huajt e parregullt që kapen në vendin tonë janë kryesisht nga Siria e Afganistani, si dhe vende të tjera të Lindjes që janë në zonë lufte.


Vetëm 5 % e këtyre personave kërkojnë azil në vendin tonë. Kryesisht ata janë familjarë. Pjesa tjetër, e sidomos të rinjtë e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si një vend transit për të kaluar më pas me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.







Por, gjatë kohës që këta persona kanë qëndruar në vendin tonë, shpeshherë disa prej tyre janë denoncuar në polici për vjedhje banesash e biznesesh.

Lexo edhe :  1-12 shtator, 45 viktima dhe mbi 10 mijë raste me COVID


Referuar të dhënave të policisë, mësohet se në 8 muajt e parë të këtij viti janë ndaluar mbi 11 mijë klandestinë. 50 % e tyre kanë tentuar disa herë të futen në Shqipëri nëpërmjet Greqisë.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas