Dymbëdhjetë shoferë të kamionëve të firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ ne fshatin Novaj janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Poliçan.
Shoferët janë ndaluar që prej orës 12:00 të mesditës së sotme dhe aktualisht ndodhen brenda ambjenteve të Komisariatit të Policisë në Poliçan. Në momentin e ndalimit shoferët kanë qenë duke zbritur me kamionat të ngarkuar dhe të gjithë kanë qënë të pajisur me dikumentacionin përkatës.
Forcat e shumta të policisë, u kanë kërkuar shoferëve të fikin kamionët dhe pasi i kanë mbajtur disa orë në mal, i kanë shoqëruar në Policinë e Poliçanit.
Vetë drejtuesit e kamionëve dhe pranarët e firmave deklarojnë se ndalimi i tyre është në kundërshtim me ligjin pasi çdo biznes disponon dokumentacionin e plotë për të vijuar punën në rrasë e Novajt.
Sipas shoferëve, në ambjentet Policisë së Poliçanit askush nuk ju ka dhënë shpjegim për arsyen e ndalimit, ndërkohë që vazhdojnë të qëndrojnë prej disa orësh brenda ambjenteve të Kimisariatit të Policisë Poliçan, pa u pyetur nga askush.