Kronika

Ndalohet ish-drejtori dhe juristi i spitalit rajonal








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:51 - 19/09/18 |
mapo.al

Policia e Beratit ka kryer ndalimin e ish drejtorit të spitalit në këtë qytet, Idlir Frashëri si dhe juristin Alfred Lulaj të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.


Sipas policisë, ata kanë bërë blerje të mallrave mjekësore (antibiotikë) në kundërshtim me ligjin. Më pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkesë gjoja sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe.


Njoftimi i Policisë:


Ne kuader te nje procedimi penal te vitit 2018 jane ndaluar shtetasit Idlir Frasheri , ish Drejtor i Spitalit Rajonal Berat, i dyshuar për veprën penale te “Shperdorimi i detyres ne bashkepunim” dhe te “Falsifikimi i dokumentave i kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga nenet 248/25 dhe 186/3 te Kodit Penal.


Dhe shtetasi Alfred Lulaj, jurist i Spitalit Rajonal Berat, i dyshuar për veprën penale te “Shperdorimi i detyres ne bashkepunim” dhe te “Falsifikimi i dokumentave i kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga nenet 248/25 dhe 186/3 te Kodit Penal.

Keta shtetas kane bere blerje te mallrave mjekesore (antibiotike) ne kundershtim me ligjin. Me pas per te justifikuar veprimtarine e paligjshme te tyre kane futur ne dosjet e blerjeve nje kerkese gjoja sikur mjeket e spitalit kerkonin ilace.

Hetimet vazhdojne pasi do te verifikohen te gjitha procedurat ne lidhje me menyren se si kane dale medikamentet mjekesore nga Farmacia e Spitalit te Beratit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas