Aktualitet

Ndalohet nga policia kryeministri i Bosnje Hercegovinës, akuzohet për korrupsion





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:44 - 30/05/20 |
mapo.al

Kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate në Bosnje e Hercegovinë, Fadil Novaliç, është marrë në pyetje nga autoritetet pas dyshimeve për korrupsion në lidhje me blerjen e 100 respiratorëve nga Kina për pacientët me koronavirus.


As policia dhe Zyra e Prokurorit nuk kanë komentuar për këtë rast, duke shtuar se do të njoftojnë opinionin më vonë.


Partia e Veprimit Demokratik, që është ma e madhja në komunitetin mysliman në Bosnje, ka konfirmuar lajmin se Novaliç është në mbajtje duke u marrë në pyetje.


Marrëveshja e 5.4 milionë eurove ngriti dyshime pasi një kompani e procesimit të frutave pa licensë, kishte marrë përsipër importin e pajisjeve mjekësore.


Bosnje e Hercegovina ka raportuar 2,500 të infektuar dhe 150 viktima nga koronavirusi.

Fahrudin Solak, zyrtar qeveritar i prokurimit dhe Gikret Hodzic, menaxher në kompaninë e frutave, janë marrë po ashtu në pyetje nga autoritetet.

Shërbimi i Ballkanit të REL-it ka kupturar përmes një burimi se të ndaluarit dyshohen për pastrim parash, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas