Media

“Ndalove kapsollat po plasi kallashi”, Ermal Mamaqi bën ironi me Edi Ramën…

Kryeministrin Edi Rama e kemi parë sot ndryshe të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”. I vlerësuar nga moderatori Ermal Mamaqi për ndalimin e kapsollave dhe fishekzjarreve, ai i tha se kishte parë nëpër video qytetarë shqiptarë që gjuanin me kallash.


Ermali: Si ja bën që merr vëmendjen gjatë gjithë kohës?

Rama: Ti më nxive jetën, ti bërtet tërë kohës, pastaj e ha unë, se ngelën duke më thënë ç’është ky kryeministër karagjoz? Më thuaj me kë rri të të them si je, karagjoz je.

Ermali: Hëngre bakllava për Vit të Ri?

Rama: Unë ha një tortë që e bënte gjyshja ime, e mësoi mamaja ime, dhe më pas e mësoi dhe gruaja ime. Jam nip me fat, djalë me fat dhe burrë me fat.

Ermali: Shyqyr na zunë veshët rehat nga këto kapsollet. Po plasi kallashi.

Rama: Unë s’kam dëgjuar as kapsulla as kallash, kam dëgjuar vetëm ulërimat e tua “Kur do flasim?”.

(e.f/BalkanWeb)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas