Aktualitet

Ndaluan grabitësit e kambistit, shpërblehen 3 oficerët e Policisë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 03/04/19 |
mapo.al

3 oficerët që ndaluan grupin e grabitësve të kambistit pak ditë më parë, janë shpërblyer nga Policia e Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i kanë komunikuar shpërblimin oficerëve të rrugores, të cilët ndërhyjnë për të arrestuar njërin nga autorët, çka solli zbulimin e gjithë grupit.



“Veprimi me iniciativë i tre punonjësve të Policisë, ishte një veprim që ne mundohemi ta përgjithësojmë në gjithë strukturat e Policisë, jo vetëm ato të Policisë Rrugore. Për këtë, me propozim të Shefit të Komisariatit dhe të Drejtorit Vendor të Policisë Tiranë, unë kam firmosur shpërblim për 3 punonjësit e Policisë. Ata e meritojnë, kanë parandaluar një ngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorëve, të cilët kishin konsumuar një vepër të rëndë penale”, tha Veliu.


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj edhe njëherë ngriti alarmin se në rrugët e vendit ka shumë njerëz problematic.




“Në rrugët e vendit lëvizin edhe të mirat, por edhe të këqijat dhe besoj ju e dini më mirë se kushdo, sesa problematikë paraqitet në rrugët e vendit, jo vetëm në kuptimin e shkeljes së rregullave të trafikut apo të qarkullimit rrugor, por dhe në kuptim të sigurisë dhe ne duam dhe kërkojmë që sidomos Policia Rrugore, të kuptojë mirë që nuk është një Polici e thjeshtë për të menaxhuar trafikun, por në radhë të parë është një element i rëndësishëm i strukturave të rendit dhe të sigurisë”, – tha Lleshaj.




Lexo edhe:

I grabitën 60 mijë dollarë kambistit, 3 persona të tjerë në pranga

1


Etiketa: ,

Pas