Aktualitet

Ndaluan të furnizojnë makinën me karburant, marrin xhiron ditore dhe ia mbathin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:32 - 24/07/21 |
mapo.al

Disa persona kanë grabitur një pikë karburanti mesditën e sotme në Shijak. Policia njofton se ata kanë ndaluar të furnizojnë makinën me karburant dhe më pas i kanë marrë xhiron ditore punonjësit 25-vjeçar me iniciale E.G., duke u larguar me shpejtësi.






Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të gjetur provat e nevojshme për identifikimin e autorëve.


“Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës,(punonjës) dhe janë larguar.







Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.




1




Etiketa: , ,

Pas