Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha duket se nuk e konsideron veten e saj në vegjëli si të bukur. Ajo ka postuar së fundmi në rrjetin social “Twitter” një foto në momentin kur ka lindur dhe nuk ka ngurruar ta quajë veten një vogëlushe të shëmtuar.
“EST 1989. Mamaja ime më tregoi këtë dhe duhet pranuar që kam qenë e shëmtuar, por presupozoj se kam dalë nga vagina. Ç’ti bësh…”-ka shkruar Bebe, e cila ka përftuar një sërë komentesh pozitive nga fansat e saj.
“Ky fëmijë u rrit për të qenë një model i fuqishëm për djemtë dhe vajzat në të gjithë botën. Kush do ta dinte?”-i ka shkruar njëri prej tyre. “O Zot, je kaq e lezetshme!”-i ka komentuar një tjetër.