Aktualitet

Ndarja e Detit/ Nikos Dendias: Po vijojmë konsultimet me Shqipërinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:49 - 05/06/21 |
mapo.al

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i është rikthyer edhe njëherë çështjes detare me Shqipërinë.






I pyetur në një intervistë të dhënë gjatë kësaj të shtune për gazetën “Parapolitika”, nga gazetari Kostas Papahliminxhos, për ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë, nënshkrimin e një peticioni të përbashkët, e për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe sa afër janë dy vendet me marrëveshjen, ministri i Jashtëm Dendias tha:


“Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur nga Tetori i kaluar. Përsa i përket çështjeve teknike, duhet hartuar dhe kërkesa përkatëse. Organet kompetente të të dy vendeve vijojnë konsultimet për hartimin e këtij teksti”, tha Dendias.





Në lidhje me ratifikimin e pakteve me Maqedoninë Veriore, pas marrëveshjes së Prespës, Dendias ka deklaruar se ministria e Jashtme ka dorëzuar dosjen e plotë në parlamentin grek në shtator 2020, tashmë mbetet përcaktimi i datave për seancat parlamentare, duke shtuar se pandemia ka ndryshuar ndjeshëm programin e kuvendit.



47




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas