Aktualitet

Ndarja e “tortës” në Shkodër, Rama ikën nga mbledhja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:54 - 08/10/19 |
ro ot

Shkodra vazhdon të mbetet qarku më problematik për Kryeministrin Rama. Në gusht opozita i dogji kandidatin për Kryetar Bashkie, Valdrin Pjetri, i cili rezultoi se kishte mashtruar në formularin e dekriminalizimin. Pjetri ishte caktuar nga Rama edhe si drejtues (koordinator) i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, por pas problemeve me drejtësinë as këtë detyrë politike nuk e mban dot. Rasti “Pjetri” e detyroi Kryeministrin dhe kryetarin e PS, Rama t’u kërkojë dorëheqjen të gjithë drejtorëve të administratës në Shkodër.






Dhe këtu fillon ngërçi! Prej afro dy muajsh socialistët në Shkodër nuk bien dakord për emrat e drejtorëve të rinj. Pasditen e djeshme, Rama mblodhi në selinë qendrore të PS në Tiranë, deputetët Musa Ulqini, Arben Pëllumbi, Senida Mesi e Tom Doshi si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadia.

Lexo edhe :  Liderët e Ballkanit Perëndimor-Rama hap samitin: Plan për rimëkëmbjen ekonomike

Burimet thanë se deputeti Paulin Stërkaj ka shprehur kundërshti për emrat e propozuar nga Senida Mesi. I gjendur mes këtyre debateve, Rama është larguar nga mbledhja, duke u kërkuar të pranishmëve, t’i vazhdonin diskutimet mes tyre. Kjo është mbledhja e dytë qe zhvillohet mes socialistëve pas asaj të Velipojës, por pa rezultat.





*Në foto: Momenti kur Rama largohet nga mbledhja në selinë e PS





1


Etiketa: , , ,

Pas