Aktualitet

Ndarja nga jeta e Finos/ Basha: Do vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:31 - 29/03/21 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino.






Në një shënim në rrjetet sociale, Basha shkruan veç të tjerash se është i bindur që kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.


“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!” shkruan Basha.

Bashkim Fino ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi humbi betejën me Covid-19. Qeveria shpalli sot ditë zie kombëtare, ndërsa Finos do t’i bëhen nderimet e fundit në Pallatin e Kongreseve.




1




Etiketa: , , ,

Pas