Aktualitet

Ndarja nga jeta e fizioterapistit të Kombëtares, Duka: Lajm i kobshëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:37 - 13/09/21 |
mapo.al

Ylli Mihali, mjeku pranë Kombëtares shqiptare prej 27 vitesh, nuk ia del dot në betejën ndaj koronavirusin.






Ai është ndarë nga jeta në moshë të re, duke trishtuar futbollin shqiptar dhe jo vetëm.


Armand Duka shpreh ngushëllimet e tij. Kujtojmë se Mihali ishte i vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer.







“Të dashur miq! Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.



Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij.



Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!”-shkruan Duka

Lexo edhe :  I vaksinuar me dy doza Pfizer, COVID i merr jetën mjekut të Kombëtares

LEXO EDHE:

I vaksinuar me dy doza Pfizer, COVID i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas