Aktualitet

Ndarja nga jeta e humoristit shkodran, Meta dhe Basha: I pazëvendësueshëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:58 - 04/09/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD Lulzim Basha kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh të aktorit shkodran, Paulin Preka. Meta shprehet se ai ka lënë pas një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar. Kreu i shtetit thekson se Shkodra humbi një personalitet që simbolizonte humorin e saj brilant ndërsa teatri dhe kinemaja një aktor me dimensione të mëdha.






Basha shprehet se pinjolli i humorit shkodran do të mbetet pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.


Statusi i Metës
Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Paulin Preka lë pas një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar. Shkodra humbi një personalitet, që simbolizonte humorin e saj brilant dhe shpotitës, ndërsa teatri dhe kinematografia një aktor me dimensione të mëdha, që me karakteret dhe rolet e dashura që luajti, i dha rreze gëzimi një populli të izoluar në errësirë për dekada.

Lexo edhe :  Deputeti i PD "shkrin" së qeshuri demokratët dhe socialistët në Kuvend (VIDEO)






I skalitur në memorien e publikut shqiptar, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar dhe gjithmonë i respektuar! Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve! Të prehet në paqen e merituar!



Statusi i Bashës
Sot arti dhe artdashësit shqiptarë janë në zi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Paulin Preka. Pinjolli i humorit shkodran do të mbetet pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Me humorin e tij ai i dha ngjyra zymtësisë së jetës së shqiptarëve në vitet e regjimit komunist. U prehtë në paqe!



LEXO EDHE:

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare simboli i humorit shkodran, Paulin Preka

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas