Aktualitet

Ndarja nga jeta e kompozitorit Agim Krajka – Meta: Humbje e pazëvendësueshme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:03 - 02/03/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kompozitorit Agim Krajka.





Meta shkruan se Krajka ishte një personalitet i jashtëzakonshëm i muzikës shqiptare me një kontribut të vyer për disa dekada.


Ai i shpreh ngushëllimet familjes, kolegëve dhe artdashësve.




“Me hidhërim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të kompozitorit tonë të shquar, Nderit të Kombit, Agim Krajka.


Personalitet i jashtëzakonshëm i muzikës shqiptare, me një kontribut të vyer për dekada në transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj, trashëgimia e Tij e pasur artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë.


Duke u përulur me nderim e mirënjohje të thellë para veprës së Tij, u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së dashur Krajka, kolegëve dhe të gjithë artdashësve shqiptare për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na ka lënduar të gjithëve.

Lutemi, që shpirti i Tij të gjejë paqen e merituar!”, shkruan Meta.

Lexo edhe :  Meta: Mosmbështetja e bujqësisë dhe fermerëve, rrënja e shpopullimit

LEXO EDHE:

Ndërron jetë kompozitori i njohur Agim Krajka

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas