Aktualitet

Ndarja nga jeta e kreut të PD në Krujë, Basha: Pinjoll i një prej familjeve më të shquara





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:07 - 21/06/20 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kreut të PD në Krujë Reshit Merlika pas një infarkti.


Basha thotë se ai ishte një pinjoll i një prej familjeve më të shquara në Krujë që spikati me integritetin dhe qëndresën e tij.


Kreu i PD veçon rolin e tij pas tërmetit të 26 nëntorit dhe gjatë pandemisë së koronavirusit, se ka qenë në ndihmë të personave në nevojë duke mobilizuar ndihma.


“Sot u nda nga jeta Reshit Merlika, kryetari i Degës së Partisë Demokratike Krujë. Mendimet dhe lutjet e mija dhe të familjes time si dhe të mbarë demokratëve shkojnë tek bashkëshortja e tij Majlinda dhe dy djemtë e tij Arbisi dhe Eraldi si dhe tek nëna e tij znj. Shpëtime dhe vëllezërit e të afërmit, për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të shtrenjtë.


Pinjoll i një prej familjeve më të shquara të Krujës, Reshit Merlika spikati me integritetin, qëndresën dhe dhembshurinë e tij për Krujën dhe bashkqytetarët e tij. Si pas tërmetit të 26 Nëntorit ashtu edhe gjatë pandemisë ai ishte ditë e natë pranë njerëzve në nevojë, duke mobilizuar ndihma, fashitur plagët e dhimbjeve dhe dhënë forcë e kurajo atyre që kishin humbur gjithçka.

Partia Demokratike humbi sot një nga drejtuesit e saj më të përkushtuar dhe unë një bashkëpunëtor të vyer. U prehtë në paqe!’, shkruan Basha.


Etiketa: ,

Pas