Kryesore

Ndarja nga jeta e Marko Bellos/ Meta: Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:54 - 04/12/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se ndarja nga jeta e ish-deputetit Marko Bello, është një dhimbje shumë e madhe.






Në një mesazh ngushëllimi, kreu i shtetit thotë se ai ishte një qytetar model dhe familjar shembullor.


Mesazhi ngushëllues i Presidentit Meta
Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!







Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!




Ngushëllimet më të ndjera!



Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO! 

Ish-deputeti i PS, Marko Bello u nda nga jeta orët e para të mëngjesit të sotëm pasi prej disa ditësh ishte prekur nga koronavirusi.

Pavarësisht nga trajtimi në spital, Bello nuk mundi t’i mbijetojë virusit të rrezikshëm i cili i kishte lënë pasoja të rënda në organizëm.

LEXO EDHE: 

Koronavirusi i merr jetën ish-deputetit të PS, Marko Bello

1


Etiketa: , , ,

Pas