Aktualitet

Ndarja nga jeta e mjekut Nonaj – Meta: Shembull frymëzimi për të rinjtë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:37 - 01/02/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vdekjen nga Covid-19 të mjekut nga Skrapari, Muharrem Nonaj.





Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se Nonaj do të mbahet mend për devotshmërinë heroike, përkushtimin e jashtëzakonshëm, humanizmin e rrallë dhe zemërgjerësinë e pashoqe në ndihmë të çdo banori në nevojë në Skrapar e Berat, ndërkohë që e cilëson si shembull frymëzimi për mjekët e rinj.


Postimi i presidentit Ilir Meta në “Facebook”:




Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të mjekut të nderuar, Dr.Muharrem Nonaj, një prej figurave më të dashura dhe të respektuara në krahinën e Skraparit dhe Qarkun e Beratit, i cili humbi jetën në betejë me COVID-19.


Në shërbim të qytetarëve për gati pesë dekada, Doktor Rrekja, siç e thërrisnim të gjithë, do të mbahet mend përherë për devotshmërinë heroike, përkushtimin e jashtëzakonshëm, humanizmin e rrallë dhe zemërgjerësinë e Tij të pashoqe, në ndihmë të çdo banori në nevojë në Skrapar e Berat, veçanërisht për mbrojtjen e shëndetit të tyre nga kjo pandemi e rrezikshme, që i mori jetën pabesisht.


Shembull frymëzimi për mjekët e rinj, patriot, qytetar dhe familjar model, kujtimi i Dr.Muharrem Nonaj, do të jetojë përherë në zemrat e të gjithëve ne, të cilët e njohëm nga afër.

Në këto momente tepër të vështira, për këtë humbje të pazëvendësueshme, ju shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, bashkëshortes Shpresa, fëmijëve të tij, Dr.Blenardit, Matildës e Arlindit, kolegëve dhe të gjithë komunitetit të dashur të Qarkut të Beratit.

Lutemi, që shpirti i Tij të prehet në paqen e merituar!

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas