Aktualitet

Ndarja nga jeta e regjisorit Gjergj Xhuvani, Rama: S’kam fjalë







               Publikuar në : 19:23 - 14/08/19 |
mapo.al

Kinematografia shqiptare mori një goditje të rëndë ditën e sotme. Skenaristi dhe producenti i famshëm Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare. Për ndarjen nga jeta të Xhuvanit ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në “Facebook”, shkruan:


“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit. Sa shumë gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjisori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri

S’kam fjalë…”, e mbyll postimin e tij kreu i qeverisë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas