Kryetari i PD Lulzim Basha ka ngushëlluar ndarjen nga jeta të diplomatit dhe ish-deputetit Marko Bello.
Përmes një deklarate, Basha thotë se familja dhe të afërmit kanë humbur qytetarin dhe familjarin shembullor.
Ndërsa politikës, shton lideri i opozitës, do t’i mungojë njeriu i principtë dhe i moderuar, i prirur për bashkëpunim për hir të interesave të vendit.
Mesazhi i Bashës
Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur. Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe!