Bota

‘Ndërhyni, ose do t’i spastrojmë’, Erdogan ka një ultimatum për SHBA-të…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:39 - 15/12/18 |
mapo.al

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se SHBA-të duhet t’i largojnë trupat kurde nga qyteti i Manbixhit, në Siri, përndryshe do të futen forcat turke dhe to t’i spastrojnë.


Erdogani e dha këtë deklaratë të premten, gjatë një fjalimi. Ai është shprehur publikisht se SHBA-të, të cilat mbështesin kurdët në veri-lindje të Sirisë, nuk po e mbajnë fjalën për t’i larguar luftëtarët kurdë.


Ankaraja thotë se paraushtarakët kurdë në Siri janë një degë e guerrilasve me bazë në Turqi, të cilët i kanë shpallur si terroristë.


Manbixh është në perëndim të lumit Eufrat, dhe është rruga kryesore që lidhet me qytetin e Alepos. Turqia quan çdo pjesë të Sirisë në kufirin e tyre si vend shumë të ndjeshëm, nga pikëpamja e sigurisë.


Por kanë pranuar me ngurrim që me situatën në lindje të lumit të merren SJBA-të. Kjo zonë është vendi ku janë përqendruar kurdët, historikisht./TCh/

<
>
1-28 2-30 3-27 4-25 5-22 6-21 7-20 8-20 9-15 10-15 koka-25-800x450


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas