Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të zjarrfikëseve, një banesë në kryeqytet ka shpëtuar nga djegia. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë sinjalizuar në numrin pa pagesë dhe menjëherë drejt pallatit në rrugën “Jordan Misja” janë nisur ekipet e zjarrfikëseve të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit pa pasoja.
Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj ka shprehur mirënjohjen skuadrës, teksa i ka cilësuar ata si heronj të vërtetë. Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.
“Teksa shumica po sheh kampionatin apo ka shkuar me pushime, Zjarrfikeset e @BashkiaTirane jane heronj te vertete! Shpeton shtepia tek rr. “Jordan Misja” fale nderhyrjes se guximshme! Bravo skuadra! Ju lutem mos lini golat e Anglise t’ju vene flaken shpise”, shkruan Veliaj.
Teksa shumica po sheh kampionatin apo ka shkuar me pushime, Zjarrfikeset e @BashkiaTirane jane heronj te vertete! 🚒
Shpeton shtepia tek rr. Jordan Misja fale nderhyrjes se guximshme! Bravo skuadra!👨🚒
Ju lutem mos lini golat e Anglise t’ju vene flaken shpise! 🤦🏻♂️⚽️🔥 pic.twitter.com/01fQntw7oi
— Erion Veliaj #B40TiranaSummit 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) July 7, 2018