fbpx

ShowBizz

Ndërhyrje estetike? Manjola Nallbani: S’ka prishur “ndërtesa pa leje”





               Publikuar në : 14:51 - 22/11/19 |
mapo.al

Këngëtarja Manjola Nallbani ka folur së fundmi për ndërhyrjet estetike. E ftuar në programin “Këndo Këngën Time”, Manjola u shpreh se nuk i është nënshtruar kurrë operacioneve plastike. E megjithatë, i mëshoi faktit se kujdeset shumë për paraqitjen e saj fizike.


“Unë jam nga ato qenie që edhe mos të kisha këtë profesion, do e kisha shumë të rëndësishëm imazhin, është brenda shpirtit tim. Unë e dua të bukurën, jo thjesht ta ndërtoj në veten time, por edhe kur e shikoj te të tjerët më ushqen shpirtin. As nuk ka prishur “ndërtesa pa leje” dhe as kam ndërtuar gjëra nga fillimi. Përpiqem ta mbaj mirë atë që më ka dhënë Perëndia, domethënë nuk kam transformuar asgjë në fytyrën time”-u shpreh Manjola Nallbani.





Etiketa:

Pas