Emri i Sinisa Mihajloviç është më i lakuari ditën e sotme në hapësirën mediatike shqiptare dhe jo vetëm. Ai është i njohur për dy gjëra në karrierën e tij si futbollist.
Vlen të theksohet se si futbollist ka shkëlqyer, sidomos me goditje e dënimit. Por ka edhe një veti tjetër që shumëzon me zero aftësitë e tij në fushën e blertë: miqësitë e tij me kriminelët e luftës Eljko Ranatovic alias Arkan dhe kasapin e ballkanit, të dënuarin për krime lufte në Bosnje Hercegovinë, Ratko Mlladiç.
Për Arkanin, Sinisa Mihajloviç, ka deklaruar se: “Nuk e mohoj miqësinë time me të, ai mbronte serbët, krimet i ka të tmerrshme por ajo ishte një luftë civile“.
Po i njëjti do të deklaronte për Ratko Mlladiç këto fjalë: “Mlladiç ishte në vizionin e tij të luftës një partizan, një luftëtar i madh që luftonte për popullin e tij“.
Një javë pas vrasjes së Arkanit në një hotel në Beograd, Mihajloviç organizoi ultrasit naivë të Lacios si homazh për mikun e tij një nekrologji publike ku në një baner shkruhej, “Nderim për Tigrin Arkan”.

Ndërsa sot u zbulua edhe letra e kryeministrit Edi Rama për ish-futbollistin serb kur ai po luftonte me leuçeminë, mesazh të cilin Mihajloviç e ka përfshirë në librin e tij “Ndeshja e jetës”.
Në atë mesazh, Rama shprehet se ka “admirim antik” për serbin, duke injoruar idetë dhe prirjet e Mihajloviç si nacionalisti më ekstremist i Beogradit, antishqiptar i deklaruar dhe adhurues i krimeve serbe në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë.
LEXO EDHE:
“Kosova është Serbi”/ Letra e Edi Ramës për mikun e Arkanit, Mihajloviç: Kam admirim antik për ju!