Editorial

Ndërkombëtarët duan reformën, “done”, qeveria ka qëlluar aty





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:20 - 06/03/20 |
Mapo.al

Kryeministri Rama e ka shkrirë krejt talentin e tij në fushën e PR, për ta bërë të duket se mbështetja e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi, është mbështetje për atë vetë. Një analizë e ftohtë, të udhëheq në konkluzionin se këto dy gjëra duhen ndarë.


Edi Rama thjesht ka qëlluar në momentin dhe në vendin e duhur. Dhe ka thënë vazhdimisht “Yes”, ajo çka kanë dashur BE dhe SHBA të dëgjojnë për këtë fushë.



Duhet ta pranojmë se ndërkombëtarët nuk kanë shumë kohë në dispozicionin për projektin ndoshta më ambicioz që kanë aplikuar në vitet e fundit në vendin tonë, me gjasë më ambiciozi edhe në mbarë rajonin.


Një reformë, një transformim rrënjësor i krejt sistemit të drejtësisë, çka përfshin përmbysje të Kushtetutës dhe ringritjen nga fillimi të njërit prej pushteteve më të rëndësishme në vend.

Ndërkombëtarët me të drejtë e kanë me nxitim. Kanë kaluar 4 vite që nga nisja e reformës, dhe ne jemi ende larg drejtësisë së re. Askush nuk pretendonte se kjo do të vinte brenda ditës. Por, ndërkohë, ndoshta jemi i vetmi vend në glob, pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetutese.

Organet e reja ende nuk po duken në funksion të plotë. Dhe dukshëm, Rama ka patur një dorë në gjithë momentet deri tani, nga vetingu, e deri tek emërimet, dhe miqtë e kanë lejuar.

Më e rëndësishmja, ende nuk ka ardhur.

Zbatimi në terren i reformës do të jetë pika më delikate e gjithë këtij ndryshimi.

Dhe sidomos, ndërkombëtarët e kanë me nxitim të shohin ndonjë rast apo histori suksesi.

Kjo sepse është injektuar një besim dhe një pritshmëri e madhe në publik, se drejtësia e re, do të sjellë në të vërtetë një Shqipëri të re, krejt të ndryshme nga ajo e vjetra, me gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.

Ky është basti i madh i ndërkombëtarëve. Sfida e tyre më e madhe. Investimi më i fuqishëm që kanë bërë në vendin tonë, në aspektin e kredencialeve por pa lënë mënjanë edhe atë financiar, ku miliona dollarë janë hedhur.

Partneri kryesor dhe më kyç në këtë sipërmarrje të ndërkombëtarëve, është patjetër qeveria. Përfaqësuesit e SHBA, BE dhe organizmave të fushës, do të ishin në kontakt të ngushtë me çdo qeveri, me secilin ministër që do të ishte në detyrë në kohën e reformës.

Kjo është e vërteta më e sigurtë përballë asaj që është ngritur si mit, se Edi Rama dhe rilindja paska mbështetje me okë nga partnerët kryesosë.

Mapo.al


Etiketa: ,

Pas