Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nderohet monsinjor Zef Oroshi, themeluesi i kishës “Zoja e Shkodrës”

by mapo.al
14/12/2021
in Aktualitet, Kryesore
0

Banorë të Qarkut të Lezhës nderuan sot monsinjor Zef Oroshin, themeluesin e bashkësisë së parë katolike shqiptare në SHBA, i cili hapi dhe udhëhoqi kishën katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, kishë kjo për emigrantët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Monsinjor Zef Oroshi ishte prift, teolog, intelektual, atdhetar dhe antikomunist i vendosur, me një jetë në shërbim dhe në mbrojtje të popullit e të kishës. Në nderim të monsinjor Zef Oroshit, në një nga sheshet qendrore të qytetit të Lezhës u përurua busti i tij, vepër e skulptorit Sadik Spahia.

Duke folur në ceremoninë e rastin, studiuesi dom Nikë Ukgjini vlerësoi qendresën antikomuniste të monsinjor Oroshit si dhe kontributin e tij për bashkimin e shqiptarëve të Amerikës.

“Është një ngjarje e shënuar për Lezhën dhe për të gjithë shqiptarinë dhe diasporën shqiptare për arsye se, pothuajse për herë të parë, një klerik që ka vepruar në diasporë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për bashkimin dhe ruajtjen e identitetit të tyre, pas sa e sa viteve të jetës në mërgim, rreth 70 vite nga ikja e tij në vitin 1952, ai rikthehet në mënyrë simbolike nëpërmjet një shtatoreje, e cila tregon se, faktikisht, jeta dhe vepra e tij është vulosur dhe është përjetuar”.

Ndërsa studiuesja Leonora Laçi tha se, duke vlerësuar jetën dhe veprën e mosnsinjor Zef Oroshit, vlerësohet vetë historia e kombit, qendrësa dhe kontributi i tij mes shqiptarëve të Amerikës. Studiuesja u shpreh se, ashtu si për shumë figura të tjera, që u denigruan në periudhën e komunizmit, edhe ajo e monsinjor Zef Oroshin është e nevojshme të rivlerësohet.

“Kontributi i tij, që ka zhvilluar në SHBA, nuk ka nevojë që të vihet në dritë sepse, të gjithë veprimtarinë e tij e njeh i gjithë komuniteti shqiptar atje. Pra, është i njohur për ne. Por mendoj se vetë demokracia shqiptare duhe të bëjë një rivlerësim për figurën e tij, meqenëse ai ka qenë i anatemuar gjatë periudhës komuniste. Ne kemi realizuar edhe botimin e dosjes së plotë të tij, dosjes së ish sigurimit të shtetit, me gjithë baltën që është hedhur mbi figurën e tij”.

Dom Zef Oroshi, lindi në vitin 1912 në Mirditë, ndërsa ndërroi jetë në vitin 1989 në Nju Jork në vitin 1989 . I shuguruar si meshtar në vitin 1940, ai detyrohet të largohet nga vendlindja pas përndjekjes nga regjimi komunist.

Në fushën atdhetare e kulturore dom Zef Oroshi bashkëpunoi me Ernest Koliqin, Karl Gurakuqin, atë Zef Valentinin e dom Prek Ndrevashën. Në SHBA ai punoi për afrimin dhe bashkimin e komunitetit shqiptar, posaçërisht në Nju Jork, duke

krijuar së pari Lidhjen Katolike Shqiptare në Amerikë dhe duke themeluar kishën e parë katolike shqiptare në Amerikë, atë të “Zonjës së Shkodrës” ./VOA

JU SUGJEROJME

Gjarpërinjtë, minjtë dhe derrat në shkollë, si po kthehet Roma në një xhungël
Bota

Gjarpërinjtë, minjtë dhe derrat në shkollë, si po kthehet Roma në një xhungël

18/05/2022
BE synon t’i japë fund varësisë nga karburantet fosile ruse
Bota

BE synon t’i japë fund varësisë nga karburantet fosile ruse

18/05/2022
Nëna vret foshnjën e saj, nuk duronte dot të qarën
Bota

Nëna vret foshnjën e saj, nuk duronte dot të qarën

18/05/2022
Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur për trafikim të lëndëve narkotike
Kryesore

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur për trafikim të lëndëve narkotike

18/05/2022
Next Post
Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor

Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Gjarpërinjtë, minjtë dhe derrat në shkollë, si po kthehet Roma në një xhungël
  • Mesfushori i Manchester city i jep fund beqarisë
  • BE synon t’i japë fund varësisë nga karburantet fosile ruse
  • Alban Skënderaj zbulon talentin e fshehur, reagon Erion Veliaj
  • Nëna vret foshnjën e saj, nuk duronte dot të qarën



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In