Bota

Ndërpret pushimet pasi u ndie keq, Juncker futet në operacion






               Publikuar në : 22:09 - 17/08/19 |
mapo.al

Presidentit të Komisionit Evropian Jean Claude Juncker i është dashur të ndërpresë pushimet në Austri, ku ndodhej këto ditë, për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent në Luksemburg. Komisioni e bën të ditur këtë në një shënim ne rrjetet sociale. Mësohet se Juncker është operuar pas problemeve me tëmthin.


Ndër të tjera, ai ishte planifikuar të merrte pjesë në samitin e G7 në Biarritz, të planifikuar për 24-26 gusht. Juncker, 64 vjeç, do të largohet nga detyra kur mandati i tij të skadojë më 31 tetor.

Në vend të tij, Ursula von der Leyen do të marrë detyrën, shkruan “The Guardian”.


Etiketa: , , ,

Pas