Ka nisur në mënyrë të shëmtuar sezoni i ri i Superligës shqiptare.
Kjo pasi superndeshja Skënderbeu-Partizani, që hap sezonin e ri 2018/2019, është ndërprerë pas tensioneve në tribuna.
Sfida është ndërprerë në minutën e 71’, ku pas ndërprerjes së lojës për shkak të faulleve dhe dëmtimeve, lojtarët e dy skuadrave janë përplasur fizikisht.
Më pas kanë reaguar edhe tifozët që kanë goditur me sende të forta, si dhe kanë thyer stolat e stadiumit, ndërsa disa prej tyre kanë hyrë në fushë.
Korçarët e drejtuar nga Orges Shehi do të luftojnë të mbrojnë titullin pas goditjes së rëndë nga UEFA, që i përjashtoi për 10 vjet nga arena ndërkombëtare.
Ndërsa “Të Kuqtë” e Skënder Gegës do të përpiqen të lënë pas sezonin zhgënjyes të një viti më parë, duke synuar titullin.