Po luhet në “Elbasan Arena” ndeshja e kthimit për turin e parë të “Europa League” mes Luftëtarit dhe Ventspolis.
Luftëtari 0-0 Ventspolis
25′ Gjyqtari kryesor i takimit është dëmetuar dhe prej disa minutash takimi është ndërprerë. Një tërheqje muskulare për të. Bilbilin do ta marrë arbitri i katërt Larsen.
16′ Goditje dënimi pranë zonës për Luftëtarin, por goditja e Vucajt ndalet në mur. Miqtë marrin një kundërsulm, por ka ndërhyrje të parregullt në mesfushë dhe faull për Ventspilsin
13′ Goditje nga këndi në favor të Luftëtarit. Krosimi në zonë gjen Liçajn, por ky i fundit gabon me kokë megjithëse mund të bënte më mirë.
12′ Aleksi provon nga distanca, por goditja përfundon jashtë kuadratit.
10′ Goditje dënimi në favor të miqve. Krosim i lartë në zonë, por Shkurtaj largon rrezikun.
4′ Shkurtaj merr një top në hyrje të zonës, por largohet topi në goditje nga këndi. Tentohet krosimi në zonë por thyhet aksioni
1′ Ka nisur takimi
Luftëtari do të luajë sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit të turit të parë të “Europa League” kundër Ventspils. Skuadra shqiptare ka fare pak gjasa për të kaluar më tej pasi në sfidën e parë të luajtur në Letoni është mundur me shifrat e thella 5-0.
Sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri Milosh kostiç ka lënë jashtë portierin Bukovski he vendin e tij e zë Ruçi, ndërkohë që në stol ka përfunduar edhe Dejvi Bregu.