Ndërrim titullarësh në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.
Mësohet se është larguar drejtori i mëparshëm Herion Jashari dhe në vend të tij do të vijë Myzafer Bushi, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të degës së thesarit në Shkodër.
Sipas burimeve për News24 pritet që i deleguar për qarkun Shkodër të rikthehet deputeti i PS dhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj për të zëvendësuar të deleguarin e mëparshëm Ditmir Bushati.
Gjithashtu pritet që në ditët në vijim të ketë edhe ndërrime të tjera drejtorësh.