Kronika

Ndërrojnë jetë dy pacientë te Infektivi, 5 të tjerë të intubuar 





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 10/07/20 |
mapo.al

Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit te spitali Infektiv në Tiranë, nga COVID-19.


Viktimat janë një 81-vjeçar nga Shkodra dhe një 63-vjeçar nga Elbasani, prej ditësh në gjendje të rëndë. Shkon në 85 numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës.


81 pacientë po trajtohen në spital aktualisht, 11 prej tyre janë në terapi intensive dhe 5 në intubim në gjendje të rëndë për jetën.


43 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 1875 numrin e personave që kanë mposhtur virusin vdekjeprurës. Sot u konfirmuan pozitivë me koronavirus 90 raste të reja, duke e çuar numrin total të të intektuarve në 3278.


LEXO EDHE: 

Rekord të infektuarish/ 90 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas