Një djalë i ri ndërroi jetë në spital, disa orë pasi ishte përplasur nga makina. Ylli Mena, po lëvizte me biçikletë në Ishull-Lezhë kur u përplas nga një makinë që dyshohet se lëvizte me shpejtësi.
Policia, në një njoftim për mediat, mëngjesin e sotëm nuk dha asnjë informacion rreth drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin. Por, pas interesimit të Mapo-s, zëdhënësja e policisë së Lezhës tha se shoferi që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka arritur tashmë ta identifikojë; ai është 31-vjeç nga Kurbini me inicialet A.K.
“Drejtuesi i mjetit është në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Në përfundim të hetimeve do të zbardhen e shkaqet e aksidentit, pasi është i rëndë me pasojë vdekje dhe po punohet intensivisht”, deklaroi zëdhënësja e policisë. /Mapo.al