Shqipëria ka shënuar edhe viktimën e 32- të nga COVID-19 në më shumë se 2 muaj pandemi.
Ajo është një 64- vjeçare e cila vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit kurse prej 3 javësh ishte tek Infektivi në gjendje të rëndë.
Tashmë bilanci shkon në 32 viktima në Shqipëri edhe pse prej javësh nuk ishin shënuar më viktima.
Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë:
Këtë mbrëmje, ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.
64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv. 64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Etiketa: 64-vjeçarja, infektivi