Ky është Xhaferr Mata, 31-vjeçari që mëngjesin e sotëm vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe më pas qëlloi veten me një plumb në kokë.
Ai ndërroi jetë rreth një orë e gjysmë më vonë në Spitalin e Traumës.
Mësohet se i riu ishte nga Kalimashi i Kukësit dhe jetonte në Tiranë.
Ai kishte mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës për inxhinier mekanik dhe jetonte prej vitesh në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Eshref Frasheri”, ku 31- vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 19-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri.