Është ndarë nga jeta ish-boksieri i njohur nga Kosova, Xhevdet Peci.
Ai ishte një prej boksierëve më të mëdhenj të Kosovës, që do të ngelet gjatë në memorien e sportdashësve.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga miku i tij, Afrim Prekazi, përmes një postimi në “Facebook”.
“Zoti i madhërishëm të mëshiroftë vëllau ynë Xhevdet Peci !
Lamtumirë Legjendë në një botë më të mirë se kjo!”, shkroi Prekazi.
Kujtojmë se Xhevdet Peci u lind më 1955 në Mitrovicë. Ai ishte disa herë kampion në ish-Jugosllavi.