Covid-19 i ka marrë jetën së fundmi një ish-ushtaraku. Bëhet fjalë për Petrit Myftiu, një nga eksponentët kryesorë të Flotës Luftarake Detare Shqiptare.
Myftiu ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas një beteje të mundishme me Covid-19.
Ish-ushtaraku e filloi karrierën si kapiten nëndetëseje në moshën 23-vjeçare, duke vijuar më pas si drejtues i shtabit të brigadës nëndetëse në Vlorë.
Myftiu kaloi në Durrës si komandant i bazës ushtarake detare në Bishtpalle. Në përfundim të karrierës, ai ishte drejtues i flotës tregtare shqiptare.
1
Etiketa: nderron jete ish ushtaraku, Pandemia COVID-19