ShowBizz

Ndërron jetë kitaristi i “Kiss”, Bob Kulick





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 01/06/20 |
mapo.al

Kitaristi i grupit “Kiss”, Bob Kulick, ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i rokerit, Bruce, përmes një postimi në Instagram.


See the source image


Me zemër të thyer më duhet ta shpërndaj lajmin për vdekjen e vëllait tim, Bob Kulick. Dashuria e tij për muzikën dhe talenti si muzikant dhe producent duhet të kujtohet gjithmonë. E di se ai tash është në paqe me prindërit e mi duke luajtur në kitarë sa më zhurmshëm që është e mundur”.


 


Ju lutem, respektojeni privatësinë e familjes Kulick gjatë kësaj periudhe pikëllimi”, ka shkruar Bruce Kulick, i cili po ashtu ka qenë pjesë e grupit “Kiss” në të kaluarën.

See the source image

Bob ka qenë i njohur edhe si kitarist i Lou Reed në albumin e vitit 1975, “Coney Island Baby”, po ashtu ka bashkëpunuar edhe me “Meatloaf” për vite të tëra.

See the source image


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas