ShowBizz

Ndërron jetë legjenda e Rock & Roll





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:10 - 09/05/20 |
mapo.al

Muzika sërish në zi. Kësaj herë ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare, një ndër themeluesit e muzikës ‘Rock & Roll’, Little Richard. Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Danny Peniman. Revista Rolling Stone raporton se djali i muzikantit ka thënë se shkaku i vdekjes nuk është i ditur akoma.


See the source image


Richard Penniman,(emri i vërtet i muzikantit) në vitet e fundit të jetës së tij ka luftuar me probleme të shumta shëndetësore.



Ai i ka mbijetuar një goditjeje në tru dhe një infarkti në zemër. Hiti i tij legjendar, “Tutti Frutti”, është publikuar në vitin 1955, ndërsa krahas kësaj kënge dhe shumë të tjerave është krijuar zhanri Rock & Roll’. Krijimtaria e Little Richard ka ndikuar në jetën dhe karrierën e shumë muzikantëve. Këngët e tij janë interpretuar nga yjet dhe grupet më të mëdha të muzikës, si “The Beatles”, “Everly Brothers”, “The Kinks”, “Creedence Clearëater Revival”, Elvis Costello e “Scorpions”.

See the source image

See the source image


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas