ShowBizz

Ndërron jetë magjistari i njohur nga Covid-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:56 - 10/05/20 |
mapo.al

Roy Horn, anëtar i dyshes së magjistarëve Siegfried dhe Roy, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare nga koronavirusi. Horn dhe Siegfried Fischbacher, ishin të njohur për përfshirjen e tigërve të bardhë dhe kafshëve të tjera në aktrim.


See the source image


Sot, bota ka humbur një nga madhështitë e magjisë, por unë kam humbur mikun tim më të mirë,”- tha z. Fischbacher në një deklaratë. “Që nga momenti kur u takuam, unë e njihja Roy dhe së bashku, do ta ndryshonim botën”.


See the source image


Karriera e Horn ndaloi, pasi u plagos rëndë kur njëri prej tigërve e kafshoi në qafë gjatë një shfaqje. Ai gjithashtu pësoi një goditje në tru. Incidenti i ndikoi përgjithmonë në  lëvizshmëri dhe artikulim, por Horn ishte në gjendje të merrte pjesë në disa ngjarje para se dyshja të dilte në pension në 2010.

Roy ishte një luftëtar gjithë jetën e tij, përfshirë edhe ditët e fundit,”- tha z. Fischbacher. “Unë i jap vlerësimin tim të përzemërt ekipit të mjekëve, infermierëve dhe stafit në Mountain Vieë Hospital, në Las Vegas, i cili ka punuar heroikisht kundër këtij virusi tinëzar.”

See the source image

See the source image

See the source image


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas