Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare në Belgjikë aktorja e njohur shqiptare Shpresa Bërdëllima.
Bërdëllima jetonte prej vitesh në shtetin belg, së bashku me familjen. Aktorja ka luajtur në filmin “Flutura në kabinën time”, i cili është shumë i njohur për publikun shqiptar.
Gjithashtu Bërdëllima ka luajtur në filmat “Vajza me kordele të kuqe”, “Përtej mureve të gurta”, “Era e ngrohtë e thellësive”; “Kur hapen dyert e jetës” etj.
Shpresa Bërdëllima është padyshim një nga emrat e aktoreve tona më të vlerësuara të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Duke pasur një karrierë të suksesshme ndër vite, aktorja e nderuar është vlerësuar si nga kritika ashtu edhe nga publiku i gjerë shqiptar.
Aktiviteti i saj në film si ka dëshmuar edhe ajo vetë ka filluar që në moshën 16-vjeçare në filmin “Gunat përmbi tela” kur ka qënë akoma në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Që fëmijë ajo kishte dëshirën të bëhej aktore.
Mbasi kryen gjimnazin, studion për aktore në Insitutin e Lartë të Arteve. Më pas u angazhua në teatrin e estradës së Tiranës.