Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare mëngjesin e sotëm në Johannesburg Zindzi Mandela, vajza e Nelson dhe Winnie Mandelës, dy ikonave të luftës kundër aparteidit në Afrikën e Jugut.
Ajo ishte ambasadore e Afrikës së Jugut në Danimarkë. Mediat raportojnë se nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.
Zindzi ishte fëmija i gjashtë i Nelson Mandelës dhe i dyti i tij me Winnie Madikizela-Mandelën.
Nelson Mandela vdiq në vitin 2013 në moshën 95-vjeçare.